E themeluar në vitin 2019,Mema Jyuku është një rrjet i kualitetit të lartë të shkollave që ofrojnë mësimin nga kompjuteri / online të matematikes mendore .İntitucioni yne ofron kurse efektive të matematikes mendore për të gjitha moshat, nevojat dhe interesat e tyre. cilësia e kurseve janë të garantuara nëpërmjet standardeve të larta, inspektimit të rregullt, në zbatim të një kodi etikë dhe me një filozofi të përmirësimit të vazhdueshëm. Kursi yne eshte për nxenesit që duan të kene suksese ne shkolle dhe me tej ne jete. Ofrohet një nivel i lartë i vëmendjes individuale me kurse të matematikes mendore të cilat jepen nga interneti brenda komoditetit të shtëpisë së nxenesit.
Ne jemi krenar të jemi institucioni i parë shqiptaro japonez arsimor dhe të vetmit, që ofrojmë këtë platformë profesionale në mësimdhenien cilësore, të kurseve të aritmetikes mendore me mësues shqip live-online, vetëm për shqiptarët kudo që ndodhen..
Mësuesit dhe mësueset tona janë profesionistë, të kualifikuar në mësimdhënie dhe te trajnuar nga Shkolla ne Japoni.
Mësuesit në Japoni në përgjithësi nuk rekomandojnë të bëni pushime të gjata në klasat soroban dhe anzan. Edhe në pushime. Ka disa arsye për këtë. Anzan është një teknikë e ndryshme dhe e veçantë e numërimit krahasuar me aritmetikën klasike. Kërkon punë serioze afatgjatë. Për të zhvilluar këtë aftësi dhe për të arritur rezultatin e dëshiruar, duhet të punoni vazhdimisht në soroban. Si rezultat, aftësia e fituar do të jetë e përhershme për jetën. Nëse fëmija është në arsim fillestar dhe bën një pushim për të paktën një muaj, teknikat e mësuara ka të ngjarë të harrohen.
Për këtë arsye, ne u kemi ofruar të gjithë studentëve tanë mundësinë për të marrë pjesë në orën soroban në internet kur të duan. Ne madje e ofrojmë këtë mundësi gjatë pushimeve verore.