Rreth Nesh

Image
Image
Image
Image
Rreth Nesh

Aritmetike Mendore Online(LİVE ME ZOOM)

Arithmetika Mendore Online është platforma online e shkollës aritmetike mendore Mema Jyuku, e cila u themelua në vitin 2019 me trajnimin dhe autorizimin nga shkolla japoneze Soroban Houmei Jyuku. Houmei Jyuku ka mbi 75 vjet përvojë në Japoni.

Mema Jyuku është i vetmi institucion i çertifikuar nga institucioni Japonez , që ka nderin të punojë me shkolla dhe federata, të cilat janë të pakta në botë, në modelin e arsimit, i cili në të vërtetë është sistemi Soroban dhe Anzan, i quajtur aritmetikë mendore. Nuk ka asnjë institucion tjetër në Shqiperi dhe Kosove që të miratohet nga federata japoneze e abakut dhe gjithashtu të ketë certifikatën e federatës.

Duke patur pervoje ne mesimdhenie dhe duke ju pershtatur dhe kohes ku jetojme vendosem ti japim mesimet ne distance. Kemi perzgjedhur nje platforme per konference ne internet. Koha tregoi që mësimi në distancë mund të jetë jo vetëm efektiv, por edhe më produktiv sesa ai qe zhvillohet ne nje klase shkolle.

Mësuesit janë nën dispozicionin tuaj 7 ditë të javës në çdo orar. Kursi është mësim individual ku mësohet tek për tek LIVE , me një mësuese dhe jo mësime në grup, siç ofrohen rëndom në kurset e tjera. Kështu që ne ju garantojmë cilësinë dhe progresin e shpejtë. Studenti ka fleksibilitet total në programin e mësimit dhe në zgjedhjen e orarit.

Mësojmë aritmetike mendore online nga rehatia e shtëpisë. Ju nuk keni nëvojë të lini shtëpinë tuaj dhe të udhëtoni për të shkuar në shkollën më të afërt, as të shqetësoheni për orarin. Falë teknologjisë së ditëve të sotme, ne vijmë në shtëpinë tuaj nëpërmjet internetit. Ky kurs i aritmetikes mendore është me pagesë por ne do t’ju dhurojmë orën e parë dhe tekstet mësimore falas.